27 Dhjetor, 2020 - 10:58 am
Bebe Rexha bëri një veprim bujar. Viti 2020 solli shumë vështirësi tek disa kategori, të cilat u prekën nga kriza që e shkaktoi pandemia COVID-19.
Shumë njerëz mbetën pa punë, andaj kishin vështirësi të siguronin ushqimin dhe të paguanin faturat e qiranë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ashtu sikurse shumë vullnetmirë, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar disa persona në nevoj, transmeton KultPlus.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ftuar fansat e saj që t’i dërgojnë asaj faturat.