Bebe Rexha fiton një tjetër çmim të rëndësishëm

15 Mars, 2019 - 11:30 am

Mbrëmjen e djeshme Bebe Rexha arriti të rrëmbente një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin e “iHeartRadio Music Awards”.

Mes emrave të tjerë të njohur, Bebe Rexha u shpall fituese në kategorinë “Kënga më mirë e muzikës country” me “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Pasi mori trofeun, Bebe u shfaq shumë e lumtur për këtë arritje të radhës në karrierën e saj.

Përveç kësaj ajo pati mundësinë të takonte një nga grupet më të njohur dhe të dëgjuar të viteve ’90, Backstreet Boys. Këngëtarja publikoi në ‘Instagram” një video, në të cilën shihet tejet e entuziazmuar që pati fatin të njihej nga afër me djemtë e grupit. “Sinqerisht njerëzit më të mirë që kam takuar. Sikur Bebe e re ta dinte që do i ndodhte kjo gjë një ditë. Meqë ra fjala dështova keq”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Backstreet Boys janë ndër grupet më të njohura që vazhdojnë ende dhe sot, pas më shumë se 20 vitesh, të korrin sukses njësoj si ditën e parë. Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë Bebe Rexha fitoi një tjetër çmim në “iHeartRadio Music Awards” me po të njëjtën këngë. / KultPlus.com

Të ngjajshme