4 Qershor, 2021 - 9:33 pm
We The People”, quhet seriali i animuar i “Netflix”, në të cilin këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë pjesë. Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.
Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë.
Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë si HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.
Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell. “We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në “Netflix”, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Downing dhe Kendra Ryan.
Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në “AFI DOCS” më 24 qershor. Këtë lajm Bebe e ka ndarë në rrjetin e saj social Twitter ku shprehet shumë e lumtur që do të jetë pjesë me këngën e saj “American Citizien”
Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Daily Star”, Rexha ka folur edhe një herë tjetër për traditat shqiptare, ama kësaj rradhe për ato që i pëlqejnë më pak. Artistja zbuloi se si ashtu si mamaja e gjyshja e saj edhe atë donin ta martonin në moshë të re, sipas traditës shqiptare./ Konica.al/ KultPus.com