3 Shkurt, 2023 - 10:42 am
Bebe Rexha mori pjesë në BMG Pre-Grammy Party 2023, e cila u mbajt në Candela La Brea në Los Angeles të mërkurën, transmeton KultPlus.
Performuesja 33-vjeçare u pa për herë të parë teksa pozoi për një set fotografish në tapetin e kuq të eventit, gjatë të cilit iu bashkua edhe miku i saj i mirë Adam Lambert.
Rexha po shkëlqente veshur një fustan të zi që i tregonte një pjesë të vogël të pjesës së sipërme të gjoksit, shkruan DailyMail.
Paraqitja e Rexhës në këtë event ndodhi vetëm pak javë pasi bashkëpunimi i saj me David Guetta, i titulluar I’m Good (Blue), arriti në vendin e parë në tabelën e Billboard Pop Airplay.
Kënga, ka gjetur inspirim të madh në këngën e vitit 1998 të Eiffel 65, Blue (Da Ba Dee), u publikua fillimisht gushtin e kaluar.
Këngëtarja dhe producenti kishin bashkëpunuar në disa këngë në të kaluarën, ku disa prej tyre u bënë hite më vete, e duke mos dështuar as bashkëpunimi i fundit.
Dyshja kishin punuar më parë në I’m Good (Blue), të cilin e kishin lënë në raft për disa vite përpara se Guetta ta luante këngën për herë të parë publikisht në 2017.
Rexha dhe Guetta më vonë prekën këngën, e cila u publikua zyrtarisht më 26 gusht.
Këngëtarja u shpreh se, pasi kuptoi se kënga ishte bërë e njohur në TikTok, ajo kontaktoi Guetta-n për të punuar në një publikim zyrtar.
“Po menjëherë e ftova Davidin [duke thënë], “David, njerëzit e duan vërtet këtë këtë këngë! Thjesht duhet ta lansojmë atë!” Në këtë pikë, është virale në TikTok dhe njerëzit po e kërkojnë atë. Le t’u japim njerëzve atë që duan. Është thjesht një diçka e mrekullueshme e argëtuese”, tha ajo.
Krijuesja e hitit vazhdoi të tregojë pse mendonte se kënga ishte bërë e njohur me dëgjuesit.
“Unë mendoj se njerëzit duan të ndiejnë atë nostalgji të viteve 2000, veçanërisht pas tre viteve të një pandemie dhe të ngujuarit në shtëpitë e tyre,” tha ajo.
Bebe Rexha dhe David Guetta janë të nominuar për çmimet Grammy Awards. /KultPlus.com