Bebe Rexha zbulon artisten e saj të preferuar shqiptare

6 Dhjetor, 2019 - 11:02 pm

Këngëtarja e njohur me famë botërore me origjinë shqiptare Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe ka treguar disa detaje, lidhur nga jeta e saj personale dhe karriera, transmeton KultPlus.

Pyetjes nëse ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!”

Ndër të tjera Bebe ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por që tashmë preferon më shumë muzikën pop. / KultPlus.com

Të ngjajshme