3 Shkurt, 2024 - 10:50 pm
Grupi “Oda”, një prej bendeve më të pëlqyera kosovare, është formuar në vitin 1994 në Londër dhe është një rock band shqiptar i viteve ’90.
Që nga viti 1998 kur edhe u publikua albumi i fundit, i titulluar po me këtë emër “1998”, grupi u shpërnda në të katër anët e botës, duke lënë pas vete hitet e pavdekshme të cilat i shoqëruan adhuruesit e tyre deri më sot.
Një ndër këngët e tyre të pavdekshme, është kënga “Beso në diell” e cila edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji.
Anëtarët e Grupit “Oda” kanë qenë pothuajse të gjithë ish-anëtar të grupeve të njohura gjatë viteve të 80-ta në rock skenën kosovare si: Dukagjin Lipa, Labinot Krasniqi, Besim Hajdini, Asdren Rrahmani, Petrit Riza, Florent Boshnjaku, Besim Gashi-Babuka, Valon Gashi, Marcus McIrneney.
Në vitin 1995, Oda publikojnë albumin “Rrugë E Mbarë”. Ndërsa në vitin 1998, ata publikuan albumin “1998”.
Grupi Oda kanë qenë edhe pjesë e Top Fest 3 dhe 4.
Në vitin 2010, 12 vite më vonë, formacioni i dikurshëm bashkon përsëri forcat, duke iu rikthyer skenës me këngën më të dëgjuar dhe më e kërkuar në radiot kosovare ‘Era’.
KultPlus më poshtë ju sjell këngën “Beso në diell”. / KultPlus.com