29 Qershor, 2020 - 12:53 pm
Këngëtarja dhe kantautorja 38-vjeçare, Beyoncé, e ka paralajmëruar albumin e ri vizual me titull “Black Is King”, i cili është prodhuar dhe drejtuar nga ajo si dhe bazohet në muzikën e albumi më kolona zanore “The Lion King: The Gift”.
Projekti në fjalë do të lansohet në platformën digjitale “Disney +” më 31 korrik të këtij viti, transmeton KultPlus.
“Projekti ‘Black Is King’ është rezultat i punës me dashuri. Ky është një projekt i imi i krijuar me pasion, dhe për të cilin kam xhiruar, hulumtuar dhe montuar ditë e natë, për një vit të plotë. Unë e kam dhënë maksimumin në të, dhe tani ai është në dispozicionin tuaj. Fillimisht, ky projekt është xhiruar si pjesë shoqëruese e albumit me kolona zanore, “The Lion King: The Gift”, dhe ka pasur për qëllim ta festojë bukurinë e prejardhjes së komunitetit tonë. Unë asnjëherë nuk e kisha imagjinuar që një vit më vonë, e gjithë puna e madhe që është bërë në krijimin e këtij albumi vizual do të shërbente për një qëllim më të madh,” ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram. / KultPlus.com