24 Shtator, 2021 - 1:57 pm
Ikona e pop muzikës, Beyonce, mbushi 40 vjet më 4 shtator të këtij viti, ajo me 23 shtator, të enjtën, i’u drejtua fansave të saj e një letër emocinale, përcjell KultPlus.
Nuk thonë kot se ‘’kur jeta të jep limon, ti bë limonadë”, kështu edhe Beyonce në letrën e saj shkroi se po jeton ditët më të mira të jetës së saj, dhe duke shijuar frytet e punës së saj, po bën ‘limonadë’ nga limonët që të jep jeta.
Ylli i muzikës pop “qau nga gëzimi” duke deklarur se ditëlindja e saj ishte dita më e bukur e jetës së saj. “Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më shumë rritet gëzimi im”, shkroi ajo në letrën, postuar në faqen e saj zyrtare.
“Ekziston një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje të shijoj farat që kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën time”.
“Unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur. Kushdo që u përpoq të kushtëzonte që gratë të ndihen të moshuar ose të pakënaqur kur mbushim 40 vjeç, e ka gabim. Kjo ka qenë absolutisht koha më e mirë që kam ndjerë në jetën time”, ka shkruar ajo.
“Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh në këtë moment. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë jeta ndonjëherë, dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat në kohë të mira. Mendova se e dija në 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija” vazhdoi tutje Beyonce./ KultPlus.com