Billie Eilish konfirmohet si kryesuesja e festivalit ‘Glastonbury 2022’

4 Tetor, 2021 - 4:57 pm

Këngëtarja e “Lost Cause” i ngacmoi fansat gjatë fundjavës duke ndarë një foto në InstaStory të saj duke veshur një bluzë të festivalit “Glastonbury”, shkruan DailyMail, përcjell KultPlus.

Billie ndezi spekulimet se ajo po performon në skenën e famshme të muzikës në Somerset të Anglisë vitin e ardhshëm. Dhe tani, organizatorët e Glastonbury, Emily dhe Michael Eavis kanë konfirmuar zyrtarisht se fituesja e “Grammy” do të performojë në skenën e Piramidës, të premten, 24 qershor 2022, dhe Billie do të bëjë histori si kryesuesja më e re ndonjëherë e festivalit, ndërsa është gjithashtu hera e saj e parë që kryeson një festival në Britaninë e Madhe, përcjell tutje KultPlus.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer për të konfirmuar se Billie Eelish do të kryesojë Fazën Piramidale të premten mbrëma në Glastonbury 2022, për t’u bërë këngëtarja më e re ndonjëherë që bën hapjen e festivalit. Kjo do të jetë shfaqja e saj e parë kryesore e festivalit në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare në Twitter të Glastonbury. / KultPlus.com

Të ngjajshme