26 Maj, 2019 - 4:36 pm
300 motoristë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, u bënë pjesë e edicionit të parë të “Born to Ride”, një iniciativë e Riders Legend Korça.
Njē event fantastik, parakalim plot adrenalinë, atmosferë dhe emocione, në qendër të qytetit të Korçës.
Aktiviteti mblodhi me qindra qytetarë që u bënë pjesë e atmosferës së krijuar, ndërkohë që kaluan një ditë të këndshme pushimi.
Festa e madhe e motoçiklistëve u pasurua edhe me muzike paradë, shoë motorash dhe argëtim. /j.p/A.T.SH/ KultPlus.com