25 Maj, 2024 - 7:00 pm
Ylli i muzikës rok, Bruce Springsteen është bërë tekstshkruesi i parë i huaj që nderohet me një çmim nga Akademia e Ivors që nderon emra të njohur të muzikës në Britaninë e Madhe.
Ai mori çmimin nga këngëtari i njohur, Paul McCartney dhe u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë në muzikë jo vetëm përmes këndimit, por edhe shkrimit të teksteve të këngës.
“Fakti që jam artisti i parë ndërkombëtar që merr këtë çmim, veçanërisht si amerikan, duke qenë se gjithmonë mendoja se britanikët ishin paksa dyshues ndaj mënyrave tona të çuditshme, e bën një përvojë shumë domethënëse për mua”, është shprehur Springsteen.