1 Gusht, 2023 - 7:00 pm
Nazmie Hoxha është këngëtare e njohur shqiptare e muzikës popullore, shkruan KultPlus.com Ajo lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.
Fillet e para të karrierës së saj si këngëtare, i pati përgjatë viteve derisa studionte shkollën e mesme, ku pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar
Në ato vite ajo bëhet pjesë e Shoqërisë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektiv dhe më këtë i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike pos këngës së përmendur ishin dhe “Qetësia e lartë mbretëron mbi ne”, “Sa më shpejt ma vure këmbën”.
Si dukat i vogel je, Oj zogo, Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës janë disa prej interpretimeve të saj ndër vite, të cilat vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.
Nazmia vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.
KultPlus ju sjell interpretimin e saj Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës: