9 Maj, 2023 - 1:37 pm
Këngëtarja e njohur Liliana Çavolli, ishte në skenë për më shumë se 5 dekada me këngën e saj të lehtë qytetare.
Lili, siç e njihnin miqtë, kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova, shkruan KultPlus.
Liliana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.
70 vjetorin e lindjes dhe pesë dekada karrierë në skenë ajo i kishte festuar me një megakoncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në shkurt të vitit 2013. Ndërsa vdiq më 9 maj të vitit 2015.
Gjatë karrierës së saj, ajo diti të ngrohë shpirtin e publikut me këngë që edhe sot mbesin të pavdekshme.
KultPlus ju sjell sot këngën “Buzët” për të kujtuar një ndër artistet më të mira shqiptare. / KultPlus.com