Carlos Santana prezanton albumin “Blessings and Miracles”

25 Gusht, 2021 - 8:30 pm

Carlos Santana, kitarist i Rock and Roll, dhe fitues i shumëfishtë i Çmimit Grammy, ka njoftuar se albumi i tij i ri “Blessings and Miracles”, do të dalë në mbarë botën nga Bmb më 15 tetor.

Përveç “Move”, disku do të shfaqë një bashkëpunim në këngën “She’s Fire” me Diane Warren dhe G-Eazy, një këngë tashmë e disponueshme për ata që do të porosisin paraprakisht diskun.
Para publikimit të “Blessings and Miracles”, Santana dhe grupi i tij do të kthehen drejtpërdrejt me koncerte pas një pauze 18-mujore.

Turneu do të fillojë më 11 shtator nga Atlantic City dhe më pas do të vazhdojë për disa takime në SHBA.

“Blessings and Miracles”, është një nga albumet më ambiciozë të karrierës legjendare të Santana.

“Titulli i këtij albumi vjen nga besimi im se ne kemi lindur me fuqi qiellore që na lejojnë të krijojmë bekime dhe mrekulli,” shpjegon Santana. /KultPlus.com

Të ngjajshme