19 Mars, 2019 - 3:56 pm
Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna mbrëmë ka nxjerrë në Youtube albumin e saj të ri të vizualizuar, me të gjitha krijimet e saj.
Bashkëpunimet e Tunës erdhën me Yll Limanin, me Armend Rexhepagiqin, ndërsa për tekste është përkujdesur Aida Baraku dhe Ylli në disa raste.
Komentuesit mbrëmë janë gëzuar me rikthimin e Tunës, madje në një formë tjetër dhe me këngë më ndryshe se herët e kaluara.
Ka nisur me “Tani mke zemër” dhe ka vazhduar me bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin – Harrova, ndërsa janë në Youtube tanimë edhe këngët tjera nga albumi FORTUNA, përfshirë këtu ‘Plagë’ dhe ‘Dreqi e marrtë’.
Të shumta janë komentet pozitive për rikthimin e Tunës në skenë me këtë frekuencë muzikore, dhe me këtë stil që duket një Tuna më e qetë dhe më pak rebele se herëve tjera. / KultPlus.com