2 Gusht, 2017 - 3:40 pm
Për grupin muzikor Coldplay muaji i gushtit u hap me etapën e parë veriamerikane të turit të tyre të mbajtur në MetLife Stadium të East Rutherford, në New Jersey.
Përveç sukseseve të tyre më të njohura dje dhe sot, grupi britanik i bëri homazh edhe Chester Bennington, këngëtarit të Linkin Park, që ndërroi jetë në 20 korrik 2017.
I ulur në piano, Chris Martin interpretoi një kover të “Crawling”, një nga këngët në përbërje të albumit “Hybrid Theory”, të cilën Chester dhe grupi i tij i prezantuan publikut ne vititn 2000.
Kujtimi i Coldplay krijoi një atmosferë pothuajse joreale në stadium, ku për një moment nostalgjia dhe emocioni mallëngjyen të gjithë./KultPlus.com