13 Mars, 2021 - 7:18 pm
“Duro” titullohet projekti më i ri i këngëtares kosovare Dafina Zeqiri. Kënga e re vjen me mesazhin për të luftuar depresionin, në një kohë të pandemisë kur qytetarët po përballen me izolime e përkeqësim të gjendjes emocionale e ekonomike.
“Duro, duro veç edhe pak. Po vijnë ditë të mira te ti”, është një nga rreshtat e këngës së saj mesazh.
Për këtë projekt, Dafina Zeqiri ka realizuar vetë muzikën, ndërsa teksti është shkruar nga reperi i njohur Elinel. “Entermedia” ka realizuar klipin ku luajnë edhe Adriana Matoshi, Lum Veseli, Ira Asllani e Drin Lumi. / KultPlus.com