18 Nëntor, 2018 - 7:15 pm
Shkolla e vallëzimit modern ‘’Dancing House’’ në Gjilan është një shkollë me përvoje 11 vjeçare e cila përgatit rupmosha të ndryshme të fëmijëve për vallëzim modern dhe balet, shkruan KultPlus.
Së fundmi kjo shkollë është duke organizuar një program për fëmijë që do të mbahet për herë të parë në Gjilan. “Fashion Show Kids” quhet programi i cili vjen në bashkëpunim me Center Melandi.
Koreografja Naski Ahmeti ka treguar se tanimë interesimi është mjaft i madh dhe ka shtyrë që të vazhdojnë provat e rregullta për këtë program. Ajo tutje është shprehur për KultPlus se janë të fokusuar në zbulimin e talentëve të rinj në fushën e vallëzimit dhe artit.
Kjo shkollë është e shumë aktiv në shfaqje, festivale, koncerte, videoklipe, koreografi dhe programe të ndryshme ku dhe janë shpërblyer me disa çmime, ku vlen të theksohet se në vitin 2017 janë shpërblyer me vendin e parë në “Skopje Open 2017” kurse në vitin 2018 janë shpërblyer me vendin e dytë në këtë garë.
Spektakli do të mbahet këtë javë, më 24 nëntor, në restaurant Astoria bar & grill./ KultPlus.com