18 Gusht, 2022 - 11:03 pm
Një ndër grupet muzikore që nëpërmjet krijimtarisë artistike të tyre shënuan lulëzimin e rokut shqiptar ishte edhe grupi TRIX, shkruan KultPlus.
I formuar në pranverën e vitit 1974, fillimisht në përbërje prej Veli Sahitit, Muhamet Bislimit si dhe Nuredin Azemit, e më pas me anëtarësimin e Hil Prenk Palajt dhe Gjergj Prenk Palaj, TRIX lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.
Një këngë tjetër tejet e njohur, e që vie nën interpretimin fantastik të Veli Sahitit është ”Dashuria në qershor”, një këngë kjo të cilën sonte KultPlus e sjell për adhuruesit e këngëtarit të mirënjohur.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
A e din vash ç’të kam thënë,
për ty unë do të jetojë.
Nji premtim që ta kam dhënë,
jo nuk e harroj (x2)
Ref:
Eja, eja ti
unë tash të kërkoj,
por si dielli në qershor
vashë e bukur ti ndriçon (x2)
Unë tash të dashuroj,
bukuroshe e gjithësisë
Ne dy sbashku,
po kalojmë në pragun e lumturisë.
Ref:
Eja, eja ti
unë tash të kërkoj,
por si dielli në qershor
vashë e bukur ti ndriçon (x2). / KultPlus.com