9 Tetor, 2023 - 3:31 pm
Një ngjarje artistiko-kulturore e financuar nga Bashkia Shkodër, në kuadër të projektit “Stenda lëvizëse: Vizito Shkodrën” u zhvillua në Korçë, fundjavën që lamë pas.
Eventi promovues i kulturës dhe turizmit, kësaj here u ndal në qytetin e serenatave.
Kjo është një inisiativë që Shkodrën e çon drejt juglindjes, ku këto dy qytete u bashkuan në një festë të mrekullueshme, me artistë të cilët përcollën “dasmën shkodrane” në Pazarin e Korçës.
Spektakli përfshinte një performancë emocionuese nga formacioni vokal dhe orkestral “ARKestra”, nën drejtimin artistik të profesor Lorenc Radovani.
“Shkodrën dhe Korçën i bashkojnë shumë histori e ngjashmëri. Mikpritja korçare i bëri artistët shkodranë të ndiheshin shumë mirë teksa sollën në një atmosferë feste “Dasmën Shkodrane”, shkroi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. / atsh / KultPlus.com