10 Mars, 2024 - 7:24 pm
Elina Duni është një ndër artistët më të shquara aktuale shqiptarë. Ajo ka lindur në Tiranë, dhe është bija e Besa Myftiut (shkrimtare) dhe e Spiro Dunit (aktor dhe drejtor teatri). Fillet e saj në muzikë i bëri qysh në moshën pesë vjeçare kur filloi të studiojë violinën.
Nga viti 1986 deri 1991 ajo ka marrë pjesë në disa festivale për fëmijë dhe ka kënduar për Televizionin Shqiptar. Në vitin 1992 u vendos në Gjenevë, Zvicër bashkë me nënën e saj.
Gjatë viteve 2004 dhe 2008 studioi për këngë dhe kompozicion në Hochschule der Künste në Bern, në departamentin e jazz-it. Gjatë kësaj kohe ajo krijon Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në violinçelo dhe Norbert Pfammatter në tupanë, grup i cili prezenton rikthimin e saj në rrënjët muzikore shqiptare, kombinim i këngëve folklorike Ballkanike dhe jazz-it.
Baresha (2008), Lume, Lume (2010), Matanë Malit (2012), Muza e Zezë (2014), Dallëndyshe (2015) etj, janë disa prej projekteve të saj të cilat i ka lansuar përgjatë karrierës së saj.
Sot, KultPlus ju sjell një interpretim të saj ‘Delja Rude’:
Ti moj dele, delja rude
ti moj dele, delja rude
a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman
a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman
Qengj të butë, lara lara
qengj të butë, lara lara
Sa t’i dal bacës përpara
ver’ o verë aman
sa t’i dal bacës përpara
ver’ o verë aman
Ta kullos rrugë më rrugë
ta kullos rrugë më rrugë
rrugë më rrugë e ferrë më ferrë
ver’ o verë aman
sa ta nxjerr këtë pranverë
ver’ o verë aman
Ti moj dele, delja rudë
ti moj dele, delja rudë
a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman
a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman/KultPlus.com