25 Shkurt, 2020 - 6:46 pm
Një prej baladave më të mira nga Vesa Luma është ajo e vitit 2008.
Kënga ‘Dhe për mua do të ketë një zemër’ u këndua nga Vesa në festivalin Top Fest, në maj të vitit 2008.
Balada u pëlqye dhe morri vëmendjen e publikut, i cili e dëgjon këngën edhe sot. Vesa hapat e saj të fuqishëm në muzikë i bëri pikërisht në Shqipëri, kur ishte ndër finalistet e ‘Etheve të së premtes’.
Balada “Dhe për mua do të ketë një zemër” padyshim flet për dashurinë e humbur, me një tekst të mahnitshëm, i tillë i munguar sot në estradën shqiptare dhe në bagazhin e teksteve muzikore. / KultPlus.com
Tri ditë kam në dhomën time t’zbraztë
E dy ditë prej se ke shku
Veq një ditë kam mbet pa qajtë
E të nesërmen t’kam kërku
Një javë bëhet pa dashuri t’rrejshme
Një ditë shfaqesh e prapë s’je k’tu
Një orë mall është dhimbje skajshme
Sa një mijë vjet ty me t’besu shtat dit t’javës flasin mirë për ty
E gjashtë të tjera veq për tradhëti
Pesë netë të gjata sa pesëqind
E katër tjera sa një mijë
Dhjetë orë rruge i kam ba me t’pa
Nëntë të tjera me t’përqafu
Ku ta dija unë e shkreta
Që ty s’kam me tu kujtuu
Ref: Ditën natën thërras me emer
Malli m’vret veq kur mendoj
Dhe për mu do t’kete një zemër
Që do të dijë të mos m’lëndojë
Ditën natën thërras me emer
Malli m’vret veq kur mendoj
Dhe për mu do t’kete një zemër
Që do të dijë të mos m’lëndojë
oooooohooooooooo…
Ref: Ditën natën thërras me emer
Malli m’vret veq kur mendoj
Dhe për mu do t’kete një zemër
Që do të dijë të mos m’lëndojë
Ditën natën thërras me emer
Malli m’vret veq kur mendoj
Dhe për mu do t’kete një zemër
Që do të dijë të mos m’lëndojë