Dhjetë këngë për ta njohur më mirë Violeta Rexhepagiqin

17 Prill, 2020 - 5:58 pm

Ka ndërruar jetë dje Violeta Rexhepagiqi.

Violeta ishte një prej këngëtareve më të famshme të viteve 80-të e 90-të, një artiste avangarde dhe shumë e veçantë për nga stili i saj.

Për ta njohur më shumë muzikën e Violetës, po i sjellim këtu dhjetë prej këngëve të saj të cilët i përzgjodhëm pa ndonjë kriter, por duke dashur të eksplorojmë më shumë në trashëgiminë muzikore që ajo e la pas vetes, si soliste por edhe pjesë e bashkëpunimeve me këngëtarë tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=p5eMQmFSogI

Pas suksesit me këngë dhe si moderatore për programe të fëmijëve në “Radio Prishtinë”, filloi të ndjekë mësimet edhe në shkollën e ultë të muzikës. Si rezultat i angazhimit të saj, ajo shpërblehet me mirënjohe në festivalin e fëmijëve “Akordet e Kosovës”.
Njëkohësisht, Violeta intepretoi më se 40 këngë për fëmijë, dhe luajti zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë. Violeta nga adhuruesit e vegjël shikohej si shembull i rebelimit artistik.

https://www.youtube.com/watch?v=X0dQe-O2B2U

Violeta për publikun e gjërë shqiptarë u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy here Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”. Violeta gjithashtu ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe.
Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar deri sa pranoi ftesën si reportere lufte pranë disa agjencive dhe televizioneve të huaja, si “News Network”, “WTN”, “Sky NEWS” etj.

https://www.youtube.com/watch?v=1LDS_6MMXCE

Ndërkohë Violeta punësohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës, shkruan tekste këngësh dhe kompozon për këngëtarë të vijës së saj artistike.
Gjatë punës së saj në RTK, ka pregatitur disa emisione dokumentare, si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme