11 Mars, 2019 - 11:30 am
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Dido ka publikuar albumin e ri të titulluar “Still On My Mind”, duke e bërë kështu që ky të jetë projekti i parë i artistes pas shtatë vjetësh pauzë.
Albumi “Still On My Mind”, përmban 12 këngë dhe tanimë gjendet në platformat online.
Përveç këtij albumi, Dido do të mbajë edhe një turne muzikor për herë të parë pas 15 vjetësh që ka për qëllim të promovojë albumin e ri të këngëtares. Turneu do të fillojë në muajin maj dhe do të mbahet deri më më 30 qershor, shkruan rtv21.
Kujtojmë që këngëtarja 46 vjeçare, në vitin 2013 pati publikuar albumin e saj “Girl Who Got Away” që përmbante 11 këngë. Se sa do të jetë i suksesshëm ky rikthim i këngëtares mbetet të shihet gjatë javëve në vazhdim. / KultPlus.com