24 Tetor, 2021 - 7:35 pm
Tre solistë të orkestrave franceze sollën dje në mbrëmje në Tiranë një koncert me muzikën e kompozitorit të njohur gjerman Johann Sebastian Bach.
Koncerti, i zhvilluar në sallën e Kishës Katolike në kryeqytet, u organizua në kuadër të edicioni të 10-të i festivalit “Different Trains Festival 2021”.
Solistët e orkestrave franceze Julien Szulman, Nicolas Bône dhe Eric Picard sollën për artdashësit kryeqytetas veprat më të njohura të kompozitorit të njohur gjerman Bach.
Loja mahnitëse e instrumentistëve u duartrokit gjatë nga publiku i pranishëm në sallë.
Nga viti në vit, festivalit “Different Trains” po i shtohen emra të njohur artistësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë, fitues çmimesh në konkurse të rëndësishme dhe ndër interpretuesit më të mirë të muzikës së dhomës./atsh/KultPlus.com