25 Mars, 2023 - 7:30 pm
Ajo bëri që të qajë Barack Obamën dhe shumë persona të tjera derisa shumë kohë më parë ajo mori epitetin si “Mbretëresha e Soulit” edhe pse shumë pretendimeve se ajo nuk e meriton këtë epitet ajo po vazhdonte ta mbante frontin e mbretëreshës së muzikës soul. Ajo do të përmendet si këngëtarja më e madhe e kohës moderne.
Aretha Franklin, do të festonte sot 81-vjetorin e lindjes, por muzika e “Mbretëreshës Soul” do të dëgjohet çdo herë. Këngët e saj që patën shumë ndikim tek shumë shtresa shoqërore derisa ndikimi më i madh i hiteve të saj ishte tek njerëzit me ngjyrë në Afrikë.
Këngët e saj që përshkruanin ngjarjet e asaj kohe, përshkruanin gjendjen e shumë skllevërve afrikane, ajo ishte një zë i shoqërisë civile dhe një feministët që ngriti zërin me këngët e saj, ajo këndonte për vuajtjen dhe dashurinë.
Disa nga hitet e Aretha Franklin
Aretha Franklin ka shërbyer si inspirim për shumë gjenerata me hitet e saj si “Respect”, Naturale Woman” dhe “Think”, shkruan KultPlus.
Chain Of Fools – Fitoi çmimet si Grammy Award for Best Female R&B Vocal Performance, dhe Grammy Hall of Fame Award. Karakteristik e kësaj këngë është se është kompozuar plotësisht në minore dhe është një nga hitet e pakta të bazuar vetëm në një notë (minor chord).
Freeway of Love – Këngë fituese e çmimit Grammy. Kënga u bë hiti i viti 1985 të njëjtin sukses e pati edhe videoklipi i xhiruar në Detroit, Michigan.
Until You Come Back To Me – Kënga ishte incizuar fillimisht nga Stevie Wonder në vitin 1967 mirëpo versioni i tij nuk ishte lansuar deri në vitin 1977. Versioni më i suksesshëm i kësaj këngë ishte ai i vitit 1973 nga Aretha Franklin. Më këtë këngë Aretha arriti që të ishte këngëtarja e parë e cila pati një këngë në çdo pozitë nga 1 deri në 10 në tabelë. Këtë më vonë e arritën Marvin Gaye, Madonna dhe Taylor Swift.
Respect – Kjo këngë besohet se i dha këngëtares njohje ndërkombëtare dhe jo vetëm në Mbretëri të Bashkuar. Kënga shërbeu si një pikë referimi për lëvizjet feministe si dhe i solli këngëtares dy çmime Grammy.
I Knew You Were Waiting (For Me)- është këngë fituese e çmimit Grammy dhe e para këngë e incizuar nga një këngëtare amerikane Aretha Franklin dhe një këngëtar britanez George Michael, një duet i vitit 1987.
Franklin ka fituar 18 çmime Grammy dhe rreth 100 milionë disqe të shitura e bëjnë atë një prej emrave më të mëdhenj të muzikës. / KultPlus.com