29 Shtator, 2021 - 5:27 pm
Për superyllin global, Celine Dion, do të realizohet një dokumentar i ri.
Kjo këngëtare francezo-kanadeze tashmë ka dhënë lejen për realizimin e tij.
Këtë dokumentar do ta realizojë divizioni Premium Content i Sony Music Entertaintment në partneritet me kompaninë SME Canada dhe Vermilion Films. Regjinë e tij do ta bëjë Irene Taylor.
Dokumentari dedikuar Celine Dion, i cili nuk është pagëzuar akoma, ka përkrahjen e plotë të Dion. Ajo do të rrëfejë tregimin për jetën dhe karrierën e saj, sukseset në muzikë, lansimet e albumeve, fitimin e çmimeve, lansimin e turneve dhe rezidencën në Las Vegas.
Lajmi për realizimin e këtij dokumentari erdhi një ditë pasi që filmi biografik “Aline”, që bazohet në jetën e Dion, do të shfaqet në SHBA.
Regjisorja Taylor veçohet për regji të një radhe filmash e dokumentarësh, përfshirë këtu të dokumentarit të nominuar për Emmi “Moonlight Sonata: Deafness in Three Movements”.
Ajo u nominua për Oscar për dokumentarin “The Final Inch”.
Dion për realizimin e dokumentarit të ri në një deklaratë ka thënë se gjithmonë ka qenë dhe është e hapur me fansat e saj, megjithatë beson se regjisorja Irene do të arrijë të tregojë edhe pjesë nga jeta e saj, të cilat fansat nuk i kanë ditur më parë.
Ajo ka thënë se e di që Irene do të rrëfejë tregimin për të në mënyrën më të sinqertë.
Ikona e muzikës, Dion, që prej fllimit të karrierës si këngëtare në Quebec në moshën 14 vjeçare, gjatë karrierës 40 vjeçare ka shitur më shumë se 250 milionë albume.
Ajo ka fituar pesë Grammy, dy çmime akademike, çmimin për veprën jetësore në Billboard Music Aëard në vitin 2016, dhe mirënjohjen nga Ëorld Music Aëards 2004, si artistja që ka shitur më së shumti incizime në të gjitha kohërat./KultPlus.com