Dokumentari i ri rreth mbretit të popit zbulon detaje të çuditshme rreth vdekjes së tij

25 Qershor, 2019 - 9:03 am

Dokumentari i ri rreth mbretit të pop muzikës, Michael Jackson zbulon detaje të çuditshme të vdekjes së tij.

Pas dokumentarit “Leaving Neverland”, në të cilin dy meshkuj pohonin se ishin viktima të dhunës seksuale të Michael Jacksonit, një tjetër dokumentar erdhi në dhjetëvjetorin e vdekjes së këngëtarit.

Filmi me titull, “Killing Michael Jackson” i referohet një hetimi rreth vdekjes së këngëtarit, si dhe rrethanat nën të cilat vdiq më 25 qershor 2009.

Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, hetuesit gjetën një numër gjëra jashtëzakonisht të çuditshme me trupin e pajetë të Michael Jacksonit.

Një polic, i cili sipas filmit ishte i vetmi që ka hyrë në dhomën e këngëtarit, ka gjetur një kompjuter, një kukull dhe disa foto të fëmijëve.

Gjithashtu, në dhomën e këngëtarit të vdekur kishte mjaft letra me shkrime të ndryshme, shishe boshe dhe mbeturina.

Në dhomë u gjet çanta e Dr. Conrad Murray, i cili u dënua në vitin 2011 për vrasjen e paqëllimtë të këngëtarit, për të cilin gjë vuajti dënimin me dy vjet burg. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme