Dolly Parton do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”

26 Nëntor, 2019 - 6:00 pm

Ylli i muzikës kantri, 73 vjeçarja Dolly Parton, ka një plan shumë të rëndësishëm sa i përket projekteve të saja. Ajo do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”. Këtë këngëtarja e bëri të ditur në “Late Night with Seth Meyers”.

Pra, kjo këngëtare e tekstshkruese, tha se për këtë hit të cilin e realizoi në vitin 1973 e të cilin më vonë e popullarizuan edhe Whitney Houston e Elvis Presley, do të bëjë një punë të madhe, që sipas saj vlen shumë.

Parton tha se versioni i Houston u publikua në filmin “The Bodyguard” dy dekada pas publikimit të origjinalit, dhe ai u bë njëri prej më të shiturve të të gjitha kohërave.

Ajo po ashtu tha se ato vite është ndjerë shumë e nderuar që ky version arriti të kryesojë toplistat e këngëve, ku edhe u vlerësua për dhjetë javë radhazi. Sa i përket origjinalit të këngës “I Will Always Love You”, Parton atë ia dedikoi ish partnerit të saj prej shtatë vjetësh, Porter Wagoner, pasi që Parton vendosi të vazhdojë karrierën si solo-këngëtare.

Kjo këngë u bë hit dhe kryesoi në Billboard Hot Country Songs dy herë, në vitin 1974 dhe në vitin 1982. E versioni i Houston-it, theu rekordin për shitjen e më së shumti incizimeve në kategorinë e këngëtareve. Veç Houston-it e Presley-t, versione të këngës “I Will Always Love You” realizuan edhe artistë të tjerë, si Linda Ronstadt, John Doe dhe Leann Rimes. Rtv21 / KultPlus.com

Të ngjajshme