8 Maj, 2023 - 2:28 pm
Në sheshin para bashkisë Shkodër u zhvillua mbrëmjen e djeshme një koncert i veçantë, ku qytetarë të shumtë shijuan ritmet e muzikës.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili së bashku me familjen e tij shijuan këtë mbrëmje të veçantë artistike.
“Përjetuam një natë magjike nën interpretimin e formacionit të Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe artistit Dren Abazi, në një nga koncertet më unike që është realizuar ndonjëherë në Shqipëri”, u shpreh ai.
“Mbi 90 artistë në një skenë të hapur dhe një publik që kishte tejmbushur sheshin përpara bashkisë Shkodër, dëshmuan edhe njëherë tjetër se arti dhe kultura në qytetin tonë i kanë rrënjët e forta dhe që aq bukur tradita ju trashëgohet brezave”, shkroi Bardhi, në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto të koncertit. / atsh / KultPlus.com