18 Shtator, 2019 - 5:30 pm
Dua Lipa vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar në muzikë, teksa këtë vit performoi në vende të ndryshme ane e mbanë botës. 24-vjeçarja bërn të ditur se do të këndojë për herë të parë në Indi, më 16 nëntor në “One Plus Music Festival”, bashkë me yllin amerikan, Katy Perry.
”Tiketat në shitje për koncertin tim të parë në Indi. Jam shumë e emocionuar të ndajë me juve këtë skenë Katy Perry”, ka shkruar ndër të tjerash artistja shqiptare.
Duket se fansat e saj mezi po presin, pasi për pak minuta ky postim mori pëlqime dhe komente të shumta. Dua gjatë kësaj kohe u komentua tejet shumë për romancën e saj me Anwar Hadid, ku dyshja së fundmi u shfaqën së bashku gjatë Javës së Modës në New York.
Çifti u ulën në radhë të parë dhe mbështetën motrat e mëdha të Anwar, Bella Hadid dhe Gigi Hadid, në shfaqjen e Marc Jacobs, derisa u mbajt në një gjimnaz, ku vendet u shpërndanë nëpër auditor, duke i dhënë shfaqjes një ndjenjë shumë të çuditshme.