12 Shtator, 2022 - 9:07 am
Prej shumë kohësh përflitet se dy këngëtaret e suksesshme shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një raport të mirë. Pavarësisht famës dhe suksesit ndërkombëtar, ata nuk janë parë asnjëherë bashkë dhe asnjëra prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur.
Megjithatë, dashur pa dashur ata janë bërë “bashkë” në Brazil pasi kanë qenë të ftuara të performojnë në festivalin “Rock In Rio 2022”. Dua Lipa ka disa ditë që ndodhet në Brazil, pasi rinisi dhe turin e saj “Future Nostalgia” pas pak kohësh pushimesh.
Ndërkohë, Rita udhëtoi menjëherë pas koncertit që mbajti në sheshin “Skënderbej”. Duke folur për gazetarët për mundësinë e një dueti me artistet e tjera shqiptare, përfshirë dhe Dua Lipën, ajo tha se do të jetë gati kur të vijë koha.
“Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera.
Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, theksoi artistja. /abcnews.al./ KultPlus.com