16 Janar, 2024 - 6:34 pm
Dua Lipa, Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo janë zbuluar si emrat e parë që do të performojnë në mbrëmjen e madhe të çmimeve, “Grammmy Awards 2024”.
Këngëtaret do të ngjiten në skenë gjatë ceremonisë së 66-të vjetore të ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet më 4 shkurt në “Crypto.com Arena” në Los Angeles, shkruan DailyMail.
Tri këngëtaret janë të parat nga një seri performuesish që pritet të zbulohen nga Akademia e Regjistrimit, me veprime shtesë që priten të njoftohen në javët e ardhshme.
Të gjitha tri artistet janë nominuar për çmime të ndryshme gjatë natës, përfshirë Olivian, 20 vjeeç, dhe Billien, 22 vjeçe, që kanë nga gjashtë nominime.
Dua, 28 vjeçe, e cila tashmë është fituese e tri çmimeve “Grammy” dhe ka performuar më parë gjatë ceremonisë, është e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e realizuar për Media Vizuele”, për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.
Megjithatë, artistja më e nominuar këtë vit është SZA – emri i vërtetë i së cilës është Solana Rowe. Ylli, 34 vjeç, mori nëntë nominime në total, duke përfshirë çmimet kryesore “Albumi i vitit”, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”.
Në këtë mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Ajo konkurron për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit pop”, për hitin e saj “One In A Million” në bashkëpunim me David Guettan. /KultPlus.com