Dua Lipa, e argjendtë në tapetin e kuq të Grammy Awards

11 Shkurt, 2019 - 1:34 am

Ka arritur edhe Dua Lipa në tapetin e kuq të ceremonisë së 61-të të Grammy Awards, shkruan KultPlus.

Dua Lipa veçse është shpërblyer me çmim në këtë ceremoni të rëndësishme muzikore. Dua Lipa është këngëtarja  e parë shqiptare fiton çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.

Ajo me këtë rast është shprehur tejet e lumtur dhe emocionuar duke thënë se e ka të vështirë ta besoj.

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme