9 Shkurt, 2022 - 5:30 pm
Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, do të fillojë sot turneun e saj të parë pas pandemisë, ku edhe do të performojë në FTX Arena në Miami, shkruan KultPlus.
Lipa, e cila së fundmi fitoi çmimin e artistes më të mirë Pop/R&B në Brit Awards, do të mbajë këtë turne në 28 vende të ndryshme.
Përgjatë gjithë kësaj aventure, 26 vjeçarja do të ketë 87 koncerte të ardhshme, menjëherë pas Miamit, ajo do të udhëtojë për në Orlando ku do të performojë në Amway Center.
Të gjithë biletat për Miami janë të shitura dhe Lipa pritet që të dhurojë spektakël.
Albumi “Future Nostalgia” do të jetë fokusi kryesor i të gjithë fansave, të cilët janë duke e pritur një koncert të tillë për një kohë të gjatë.
Lipa ka bërë edhe lansimin e disa këngëve të reja, së bashku me hitin e Elton John.
Ndërkaq, më 2 shkurt të këtij viti, këngëtarja shqiptare ka mbajtur një koncert virtual, me ç’rast rrjetet sociale u “pushtuan” nga video të ndryshme të saj. /KultPlus.com