7 Nëntor, 2021 - 10:15 pm
Dua Lipa ishte në mesin e shumë të famshmëve që morën pjesë të shtunën mbrëma në koncertin e parë të Adeles, në katër vjetët e fundit.
Këngëtarja kosovare ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në tepihun e kuq, e veshur me një fustan dy pjesësh, ngjyrë rozë.
Po ashtu, ajo që ka rënë në sy ishin fluturat si detaje në fustan dhe sandale të këngëtares.
Në koncertin i cili është zhvilluar në London Palladium, kanë marrë pjesë edhe të famshëm të tjerë, në mesin e të cilëve ishin aktorja Emma Watson e modelja, Naomi Campbell.
Koncerti i shumëpritur i këngëtares angleze, Adele është pjesë e ITV Special, i titulluar “An Audience With Adele”, dhe do të transmetohet, më 21 nëntor.
Adele këtë vit ka realizuar këngë të reja, për herë të parë pas gjashtë vjetësh dhe ato do të jenë pjesë e albumit të ardhshëm të titulluar “30”. / KultPlus.com