25 Korrik, 2019 - 9:43 pm
Javën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet Sunny Hill Festival, përcjell albinfo.ch.
Përpos këngëtarëve të shumtë shqiptarë dhe të huaj, e pranishme do të jetë edhe vetë Dua Lipa, e njohur si ambasadore e këtij festivali.
“Edhe një javë deri sa të kthehem në mëmëdhe”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram, duke e konfirmuar ardhjen e saj në Kosovë.
Festivali Sunny Hill këtë vit do të mbahet përgjatë datave 2, 3 dhe 4 gusht në Gërmi.
Në mesin e arstistëve të famshëm që do të marrin pjesë, janë Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris.