19 Dhjetor, 2020 - 5:55 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në një rubrikë shumë interesante për “Wired”.
Ajo iu është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat e saj parashtrojnë në Google për të. Dhe njëra ndër pyetjet ishte se “cila ka qenë kënga e saj e parë”.
Dua tregoi se kënga e saj e parë titullohet “New Love” dhe është publikuar në vitin 2015, kur ajo nisi karrierën e saj muzikore.
Me shaka ajo kujtoi se si kënga e parë në fëmijërinë e hershme që ajo ka krijuar vet, ka qenë një këngë për nënën e saj, Anesën.
“Kur isha katër vjeçe e shkrova një këngë për nënën, ishte në shqip dhe si një shaka”, ka thënë Dua.
Artistja shprehet se i gjithë teksti kishte si inspirim mamane e saj, që një ditë të bëhet si e ëma.
“Kur të rritem a mund ta vesh fustanin tënd, kur të rritem a mund të t’i mbath këpucët e tua”, kujton Dua tekstin e krijuar në atë kohë. Dua është autore e shumë këngëve të saj./ KultPlus.com