30 Korrik, 2019 - 11:00 am
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do rikthehet në Kosovë për festivalin Sunny Hill.
Ylli i muzikës pop me anë të postimeve në rrjetet sociale nuk ngurron të tregojë se mezi po pret të kthehet në atdhe.
“Një javë derisa të kthehem në atdhe”, shkroi ajo.
Dua do jetë e pranishme në Sunny Hill por vetëm për të mbështetur babain e saj, Dukagjin Lipa që është organizator i festivalit. Por këngëtarja nuk do këndojë në festival.
Ylli botëror Miley Cyrus do jetë e pranishme në festival, së bashku me Dj Calvin Harris dhe reperin me famë botërore Gashi në datat 2, 3 dhe 4 gusht. /KultPlus.com