14 Tetor, 2018 - 9:30 pm
Dua Lipa vazhdon që të shpërblehet për punën e saj.
Lipa i befasoi të gjithë me hitin “One Kiss” me Calvin Harris. BBC Radio e ka nominuar pikërisht këtë këngë në kuadër të Teen Awards si kënga më e mirë “single”.
Në mesin konkurrentëve janë Drake me “God’s Plan”, Ariana Grande me “No Tears Left to Cry” dhe George Ezra me “Shotgun”.
Dua më parë ka qenë e nominuar edhe në ceremoni tjera të shpërblimeve muzikore, por suksesi më i madh mbetet Brit Awards.
Aty ajo fitoi dy çmime falë albumit të saj “Dua Lipa” që theu rekorde në Britaninë e Madhe. Dua performoi gjatë verës në Kosovë në kuadër të Sunny Hill Festival, shkruan telegrafi./ KultPlus.com