25 Dhjetor, 2020 - 10:18 am
Këngëtarja shqiptare nuk arriti të realizonte dot një tur promovues për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, pasi ky i fundit u publikua në mes të izolimit të shkaktuar nga koronavirus në fund të marsit.
Por përvec koncertit virtual që ishte një sukses për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa pati një mundësi për të interpretuar disa nga këngët e saj më të reja për performancën e fundit “Pandora Live” për vitin 2020 ndërsa realizoi gjithashtu një intervistë me moderatorin Mikey Piff të ‘Sirius XM’.
Këngëtarja dhe kompozitorja 25-vjeçare pranoi që publikimi i albumit në kohë pandemie ishte pak frikësues, megjithëse ajo mendoi se izolimi e bëri atë kolonën zanore perfekte për një vit kur fansat e përgjegjshëm bënë çmos për karantinën në shtëpi. “Të realizoje një album në muajin mars nuk ishte e thjeshtë, por izolimi më frymëzoi të jap maksimumin tim për fansat”, u shpreh Dua Lipa gjatë intervistës me Mikey Piff.
Edhe pse Dua shoqërohej nga një bandë e plotë në “Pandora Live”, ajo kishte një skenë minimale dhe kryesisht nën ngjyrat me dritë blu ose vjollcë. /dp/ KultPlus.com