7 Dhjetor, 2020 - 1:27 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shpalosur detaje për rrugëtimin e saj muzikor, ku ndër të tjera e ka përmendur edhe Kosovën në intervistën e dhënë për “Sunday Morning”, shkruan KultPlus.
Këngëtarja amibicioze përgjatë intervistës ka treguar që qëllimi i saj ishte të mbërrinte majat botërore, e që tanimë ëndrra e saj ka gjetur realizim.
Lipa, albumi i së cilës “Dua Lipa” u transmetua më shumë se shtatë miliardë herë në Spotify, morri dy çmime “Grammy”, fitoi në dy festivale ndërkombëtare brenda një nate të vetme dhe pati shumë suksese të tjera, vazhdon të na bën krenarë.
Gazetarja Roxana Saberi në bashkëbisedim risjelli faktin që albumi i fundit i Lipës ishte përplotë me hite që të bëjnë të vallëzosh, e që kjo ka shërbyer si një argëtim për njerëzit gjatë kohës së izolimit.
“Dua të them, asnjëherë në një milion vjet nuk kam menduar se do të duhej të bëja një rekord gjatë një kohe të tillë”, u përgjigj Lipa, ‘dhe do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kisha frikë ta nxjerr këtë”.
Gazeta prestigjioze CBS News, e ka përmendur edhe nacionalitetin e Lipës, duke thënë se është shqiptare dhe se familja e saj u detyruan të braktisin Kosovës nga lufta në vitet e 90’ta.
Përderisa Dua kishte lindur në Angli, familja e saj u kthye në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe, teksa Lipa i kishte bindur prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën që ta linin atë.
Pyetjes së gazetares se si kishte shkuar biseda për bindjen e prindërve që të qëndronte në Angli, Dukagjin Lipa iu përgjigj duke thënë se ishte një bisedë e qetë.
“Edhe unë mendoj se ajo planifikoi të ndodhte e gjithë kjo gjë. Ishte fati i saj”, u shpreh nëna e Duas, Anesa Lipa.
“Unë isha qartazi e bindur! Prindërit e mi më pyetnin se “Çfarë po bën?”, “A je e sigurt që dëshiron ta bësh këtë?”. Ndërkaq unë isha e bindur se do të vazhdoja”, tha Dua Lipa.
Përndryshe, kur Lipa ishte 21 vjeçare, kënga e saj si një ‘himn’ për fuqizimin e grave, “New Rules” e bëri që ëndrra e saj të realizohej, duke arritur famën botërore. / KultPlus.com