6 Nëntor, 2017 - 5:26 pm
Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë bashkuar forcat për herë të parë për të sjellë një këngë të përbashkët.
Në këngën e re të Rita Orës do të marrin pjesë përpos Bebe Rexhës edhe Charli XCX dhe Zara Larsson.
Rita e konfirmoi lajmin në fundjavë duke thënë se kënga “Girls” do të lansohet në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.
Ora sivjet u kthye fuqishëm në tregun botëror me tri këngë “Your Song”, “Lonely Together” dhe “Anywhere”, ndërsa Rexha solli disa këngë, në mesin e të cilave edhe hitet “I Got You”, “The Way I Are” dhe “Meant To Be”./ KultPlus.com