7 Maj, 2023 - 7:00 pm
Nexhmije Pagarusha konsiderohet si Mbretëresha e Muzikës shqipe. Ajo ka lindur më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, shkruan KultPlus.
Ajo studioi në shkollën e muzikës për solo kanto në Beograd, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Atje kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar si soliste në Radio Prishtinë.
Pagarusha bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj.
Përpos në Koosvë dhe Shqipëri,ajo mori pjesë me koncerte edhe në Bullgari. Ndërsa karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Në një karrierë muzikore 40 vjeçare, Pagarusha krijoi vepra të cilat do të mbesin përherë si thesarët më të çmuar në muzikën shqipe.
Disa nga këngët e Nexhmije Pagarushës janë: “Baresha”, ”Ani mori nuse”, “Mora Testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, ”Ke selvitë”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Çil njat zemër plot kujtime”, “Dallëndyshe”, “Një lule” etj.
Kult Plus në 90 vjetorin e lindjes së Pagarushës ju sjellë këngën ‘E dehur jam’: