3 Maj, 2024 - 1:25 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përmes rrjeteve sociale ka treguar rreth albumit të ri “Radical Optimism” të cilin e ka publikuar gjatë ditës së sotme.
Lipa është shprehur se është mirënjohëse për atë që i ka dhuruar ky album gjatë kohës që e ka shkruar, duke shtuar se është e lumtur, e lehtësuar, e emocionuar, e nervozuar dhe duke qarë, duke treguar kështu emocionet e përziera pasi ka arritur të ndajë me publikun këtë projekt
Përmes fotografive dhe videove të ndara në falenderimin e saj, ajo ka treguar se si ka filluar ky projekt.
“Në vitin 2021 një mik më tregoi për termin “Radical Optimism” dhe tha se kjo është ajo që i nevojitet botës. Ky term ka ngecur me mua për këto tri vitet e fundit dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Albumi im i tretë më ka ndihmuar të rritem”, ka shkruar Dua Lipa.
Tutje, përveç bashkëpunëtorëve që ka punuar për këtë album, ajo ka falënderuar babain e saj, Dukagjin Lipa, duke e quajtur dorë të djathtë e shokun më të mirë të jetës, nënën, vëllaun dhe motren.
Poashtu, Dua është shprehur falënderuese edhe ndaj të gjithë fansave të saj, të cilët e përkrahin vathdimisht, në çdo projekt të saj./KultPlus.com