E njëjta agjenci që menaxhon Ermonela Jahon, ka marë edhe sopranon kosovare Elbenita Kajtazin

20 Prill, 2018 - 11:54 am

E njejta agjenci që menaxhon Ermonela Jahon, ka marë edhe sopranon kosovare Elbenita Kajtazin

Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi tashmë i është bashkuar agjencionit menaxhues, Zemsky Green. Agjencion ky i cili menaxhon emra të njohur të muzikës klasike, duke përfshirë edhe sopranon e njohur botërisht Ermonela Jaho, shkruan KultPlus.

Sopranoja Elbenita Kajtazi ka shfrytëzuar rrjetit sociale për të ndarë këtë lajm të cilin e ka konsideruar të mrekullueshme.

“Miq të dashur, jam e stërlumtur të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Nga ky muaj unë i jam bashkangjitur agjencionit të madh menaxhues Zemsky Green, agjencion ky që përmban emra të mëdhenj botërorë të muzikës operistike e një ndër ta edhe diva jonë Ermonela Jaho e cila është udhërrëfyesja ime dhe të cilës i jam dhe do i jem falënderuese gjithë jetën time, Ermonela gjithmonë citon një fjali, ‘ të bashkuar jemi më të fort’”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

http://www.zemskygreenartists.com/roster/
Kujtojmë se një muaj më parë sopranoja Elbenita Kajtazi Në Glyndebourne të Anglisë, në një nga shtëpitë operistike më me nam, në konkursin Glyndebourne Opera Cup, ka fituar dy çmime, vendin e tretë si dhe çmimin e publikut./KultPlus.com

Të ngjajshme