18 Tetor, 2017 - 11:59 am
Dizajnerja kineze, Guo Pei ka praktikuar veprimtarinë se saj për më shumë se 30 vjet në Kinë, deri sa Rihanna veshi pelerinën e verdhë të dizajnuar nga ajo në tepihun e kuq, 2 vite më parë.
Ky fustan nuk ishte dizajnuar veçanërisht për këngëtaren por kishte qenë në atelenë e dizajneres për më shumë se tri vite derisa një nga agjentët e Rihannës e kishte propozuar fustanin për t’iu përshtatur temës së Met Gala-së në vitin 2015 që ishte “Të shohësh Kinën përmes Llupës”, shkruan koha.net.
Dizajnerja 50 vjeçare kryesisht punon fustane për elitën kineze që preferojnë produktet vendore mirëpo suksesi i saj u përmbush pasi Rihanna veshi fustanin e saj në ngjarjen e jashtëzakonshme duke e bërë Pein dizajneren e parë kineze që merr pjesë në Javën e Modës në New York, raporton The Guardian.
Fustani peshon 25 kilogramë, është i gjatë pothuajse 5 metra dhe përmban më shumë se 50,000 orë punë dore dhe është realizuar për 2 vite. Përkundër faktit se Rihanna ia doli ta mbante fustanin e veshur dhe të dukej mrekullueshëm në të, një modele që e kishte provuar nuk kishte pasur mundësi ta mbante deri në fund dhe shfaqja e modës ishte ndërprerë.
Pui është shprehur se fustani është kaq i rëndë dhe madhështor sepse kur ajo e dizajnoi kishte në mend një grua që mund ta mbajë pesha të rënda, sikur ajo është e zonja ta mbajë tërë botën në krahët e saj./KultPlus.com