Ed Sheeran e pagoi veten 20 milionë dollarë në vitin 2018

4 Tetor, 2019 - 4:00 pm

Ed Sheeran i ka inkasuar madje 20.9 milionë dollarë vitin e kaluar (2018).

Kompania e yllit, Ed Sheeran Limited, i fitoi gjithsej 39.7 milionë dollarë – me një profit prej 23.6 milionë dollarësh.

Të ardhurat e këngëtarit të hitit Shape of You u rritën për 4,5 milionë dollarë vitin e kaluar, duke i dhënë yllit të ardhura të përafërta ditore prej 57,478 dollarë.

Megjithatë, të ardhurat e Ed nuk ndalen këtu, pasi që biznesi në fjalë merret vetëm me të ardhurat e këngëtarit të hitit “I Don’t Care” nga kompozimet dhe albumet e tij, dhe i përjashtojnë paratë që ai i fiton nga koncertet e tij.

Turneu dyvjeçar rekordthyes i yllit, Divide World Tour, tashmë i ka gjeneruar 742.3 milionë dollarë, që do të thotë se fitimi i tij i përgjithshëm do të jetë dukshëm më i lartë.

Një burim i brendshëm i tha gazetës britanike The Sun: “Ky fitim i madh tregon ende se njerëzit po e mbajnë muzikën e tij dhe, ajo që është më e rëndësishmja, ende po e blejnë atë që ai e regjistron në shifra të mëdha.

“Shumica e fitimeve nga albumi Divide, të cilin e publikoi në vitin 2017, do të përfshihen në shifrat e sapo publikuara”. /KultPlus.com

Të ngjajshme