21 Mars, 2018 - 7:28 pm
Fundi i muajit prill do të sjellë në Bruksel muzikën e mirëfilltë dhe të bukur ballkanase.
BALKAN TRAFIK vjen me një edicion tjetër në zemër të Evropës, në Brukselin zyrtar por jo shumë serioz për këto ditë feste ballkanase.
Këtë edicion, muzika shqipe dhe artistët shqiptarë do të përfaqësohen në disa forma.
https://www.youtube.com/watch?v=YFR_1I_CkYo
Këngëtarja Candan Erçetin – me origjinë shqipe, do të hapë festivalin. Eda Zari do të këndojë në festival me datë 20 prill, ditën e dytë të festivalit, në po të njëjtën ditë kur në festival vjen edhe Ansambli Kombëtar Shqiptar.
Ditën e tretë në skenën e festivalit do të ngjitet këngëtari BimBimma nga Kosova, një reper i njohur dhe mjaft aktiv në skenën muzikore shqipe. Ai do të jetë edhe pjesë e një paneli ku flitet për muzikën dhe të ardhmen e saj në Ballkan, shkruan KultPlus.
Edicioni i 12-të i BALKAN TRAFIK Festival hapet me 19 prill, me pjesëmarrjen e artistëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Belgjika. / KultPlus.com