6 Maj, 2020 - 11:34 am
“Ederlezi” është një nga këngët më të njohura të komunitetit rom. Kjo këngë i është kushtuar festës së Shën Gjergjit, që shënohet më 6 maj.
Kënga mori emrin e saj nga Ederlezi, që është një festival pranveror, duke festuar rikthimin e pranverës sidomos nga romët në Ballkan, dhe kudo tjetër në botë.
Por kjo këngë e cila besohet të jetë kompozuar në kohën e ish Jugosllavisë, ka njohur interpretues të ndryshëm.
Shqiptarë, romë, serbë, kurd, grekë, libanezë, turq, e shumë të tjerë, e këndojnë këtë këngë e cila brenda vetës përmban shumë emocion. / KultPlus.com